Ndërlidhjet

SHBA e gatshme të rrisë ndihmën për rebelët sirianë


Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.

Nëse presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, nuk është i gatshëm të kërkojë zgjidhje politike për t’i dhënë fund luftës civile në vend, Uashingtoni dhe aleatët e tij do të shqyrtojnë rritjen e mbështetjes për opozitën, ka thënë sekretari amerikan i shtetit, John Kerry.

Sipas tij, fitoret e fundit ushtarake të forcave të regjimit janë të përkohshme dhe duhet marrë parasysh se paraqitja e fitoreve të tilla si vendimtare, është një llogaritje e gabuar.

Kerry ka thënë se mijëra luftëtarë të grupit militant të Hezbollahut janë duke marrë pjesë në konfliktin sirian, me mbështetjen aktive të Iranit.

Kerry është në Aman për një takim me Miqtë e Sirisë – grupin e vendeve që mbështet opozitën kundër Assadit.
XS
SM
MD
LG