Ndërlidhjet

Sulm në Londër: 1 i vrarë, 2 të plagosur


Londër, 22 maj 2013.
Londër, 22 maj 2013.
Një person ka vdekur dhe së paku dy të tjerë janë plagosur në një sulm të dhunshëm, pranë një objekti ushtarak në Londër.

Detajet e incidentit janë të pakta, por disa raporte thonë se policia ka qëlluar dy persona, pas vrasjes së një “ushtari” në një rrugë të Londrës.

Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se vrasja është “shokuese” dhe ka thirrur takim urgjent të komitetit për emergjenca të qeverisë.

Policia nuk ka komentuar nëse incidenti është i lidhur me terrorizëm.

Ministria e Mbrojtjes ka thënë se është duke hetuar urgjentisht raportet se një ushtar në detyrë ka qenë i përfshirë në incident.
XS
SM
MD
LG