Ndërlidhjet

FBI vrau një çeçen, të afërt me Tsarnaevin


Ibragim Todashev
Ibragim Todashev
FBI ka bërë të ditur se një person, i cili merrej në pyetje për sulmet në Maratonën e Bostonit, është qëlluar për vdekje në një konfrontim të dhunshëm.

Incidenti ka zënë vend në Orlando të Floridas.

Një agjent i FBI-së, së bashku me personelin tjetër të zbatimit të ligjit, po merrnin në pyetje çeçenin Ibragim Todashev, në kohën e sulmit.

FBI ka sqaruar se agjenti i saj ka qëlluar për shkak të një “kërcënimi të pashmangsgëm”.

Mediat amerikane raportojnë se Todashev ka pasur lidhje me sulmuesin e dyshuar të Maratonës së Bostonit, Tamerlan Tsarnaev.

Ky i fundit është vrarë në të shtënat me policinë katër ditë pas sulmeve të 15 prillit. Vëllai i tij, Dzhokhar Tsarnaev, është arrestuar.
XS
SM
MD
LG