Ndërlidhjet

Sulmi në Londër mund të jetë terrorist


Londër, 22 maj 2013.
Londër, 22 maj 2013.
Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se ka indikacione të fuqishme se sulmi në Londër mund të jetë “incident terrorist”.

Duke folur në një konferencë për gazetarë në Paris, Cameron ka thënë se sulmi është “absolutisht i neveritshëm”.

Ai ka bërë të ditur se do të shkurtojë qëndrimin në Paris dhe se do të kthehet në Londër.

Të mërkurën, policia britanike ka thënë se ka qëlluar dhe plagosur dy të dyshuar për vrasjen e një personi jashtë një objekti ushtarak në juglindje të Londrës.

Disa media raportojnë se viktima ka qenë ushtar britanik.

Në një video që ka transmetuar televizioni ITV, njëri nga sulmuesit e dyshuar ka thënë: “Betohemi në Allahun e Plotfuqishëm se nuk do të ndalojmë kurrë së luftuari ndaj jush”.
XS
SM
MD
LG