Ndërlidhjet

Cameron kthehet në Londër


Kryeministri britanik, David Cameron.

Kryeministri britanik, David Cameron.

Kryeministri britanik, David Cameron, është kthyer në Londër për të koordinuar përgjigjen e qeverisë së tij, pas vrasjes së një personi nga dy sulmues të dyshuar islamikë.

Para se të nisej nga vizita në Francë, Cameron ka thënë se vrasja është një “krim i tmerrshëm”, me indikacione të fuqishme të “aktit terrorist”.

Vrasja me thikë ka ndodhur të mërkurën në juglindje të Londrës, pranë një objekti ushtarak, dhe i vrari dyshohet të jetë ushtar britanik.

Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes kanë treguar një person me ngjyrë, me duar të mbuluara më gjak, i cili mbante një thikë ushqimesh. I njëjti ka thënë se ka sulmuar, pasi “myslimanët janë duke vdekur në baza ditore”.

Policia ka qëlluar dhe plagosur dy të dyshuarit gjatë arrestimit të tyre.

Në lidhje me identitetin e të dyshuarve, nuk është dhënë asnjë informacion.
XS
SM
MD
LG