Ndërlidhjet

logo-print

Burgoset ish-kryeministri i Gjeorgjisë


Ish-kryeministri i Gjeorgjisë, Vano Merabishvili.

Ish-kryeministri i Gjeorgjisë, Vano Merabishvili.

Ish-kryeministri i Gjeorgjisë, Vano Merabishvili, është urdhëruar të mbahet në burg për dy muaj, derisa të nisë gjykimi i tij mbi akuzat për përvetësim dhe shpërdorim të detyrës.

Vendimi i gjykatës në qytetin Kutaisi është marrë një ditë pas arrestimit të Merabishvilit, së bashku me ish-ministrin e Punës, Zurab Ciaberashvili.

Ky i fundit është liruar me kusht, pas pagesës së 13,000 dollarëve.

Merabishvili dhe Chiaberashvili dyshohet të kenë vënë mbi 22,000 aktivistë partiakë në listën e pagave të Ministrisë së Punës.

Të dy ata janë aleatë të presidentit Mikhail Saakashvili, i cili ka thënë se rastet janë të motivuara politikisht.
XS
SM
MD
LG