Ndërlidhjet

Obama do të vizitojë Oklahoman


Pasojat e tornados në Oklahoma
Pasojat e tornados në Oklahoma
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të vizitojë të dielën Oklahoman, për të parë nga afër shkatërrimet që ka shkaktuar një tornado masiv.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, ka thënë se presidenti do të takohet me familjet e prekura nga katastrofa në qytetin Mur.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se Obama do të flasë me zyrtarë të ndihmave në raste të fatkeqësive.

Presidenti tashmë ka miratuar ndihmë federale për të prekurit nga tornadoja.

Autoritetet kanë thënë se së paku 24 njerëz kanë humbur jetën, pasi stuhia e fuqishme ka goditur të hënën qytetin Mur.

Disa nga të vrarët kanë qenë fëmijë nën moshën 12 vjeç.

Obama ka shpallur gjendje të fatkeqësisë në rajon.
XS
SM
MD
LG