Ndërlidhjet

Opozita siriane diskuton për konferencën SHBA-Rusi


Pasoja të luftës në Siri

Pasoja të luftës në Siri

Koalicioni i opozitës siriane nis sot bisedime treditëshe në Stamboll të Turqisë.

Këshilli Kombëtar do të debatojë nëse do të marrë pjesë ose jo në një konferencë të organizuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, ku do të bëhen përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit dyvjeçar në Siri.

Në prag të bisedimeve, ministrat e jashtëm të vendeve që mbështesin rebelët sirianë në luftën e tyre kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad, janë takuar në Jordani.

Miqtë e Sirisë i kanë bërë thirrje Iranit dhe grupit militant të Hezbollahut që të tërheqin luftëtarët nga territori sirian. Ata kanë thënë se prezenca e tyre në Siri është kërcënim për stabilitetin rajonal.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Uashingtoni është i gatshëm të rrisë mbështetjen për rebelët, nëse Assadi refuzon të diskutojë fundin politik të konfliktit, i cili deri më tash ka marrë rreth 80,000 jetë njerëzish.
XS
SM
MD
LG