Ndërlidhjet

logo-print

Obama - fjalim për sigurinë kombëtare


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të mbajë sot fjalimin për kundërterrorizmin dhe programin me avionë të telekomanduar të SHBA-së.

Shtëpia e Bardhë ka ofruar pak indikacione mbi përmbajtjen e fjalimit, por raportet thonë se presidenti pritet të riafirmojë prioritetet në sigurinë kombëtare.

Reuters citon një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë të ketë thënë se Obama do të shpjegojë se përse sulmet e telekomanduara janë “të nevojshme, ligjore dhe të drejta”.

Presidenti po ashtu pritet të adresojë çështjen e burgut ushtarak amerikan në Guantanamo Bej.
XS
SM
MD
LG