Ndërlidhjet

logo-print

Rekord: 80-vjeçari ngjitet në Everest


Yuichiro Miura dhe djali i tij, Gota.

Yuichiro Miura dhe djali i tij, Gota.

Një japonez 80-vjeçar është bërë personi më i vjetër në glob që ka ngjitur Everestin, malin më të lartë në botë.

Yuichiro Miura ka arritur majen prej 8,848 metrash të enjten.

Ai është shoqëruar nga tre alpinistë të tjerë japonezë, përfshirë djalin e tij.

Miura, i cili ka pasur katër operacione në zemër, i ka thënë familjes së tij, përmes telefonit satelitor nga Everesti, se ndjehet “shkëlqyeshëm”.

Ai po ashtu ka arritur majen e famshme në moshën 70 dhe 75 vjeçare, duke u bërë personi i vetëm që bën këtë udhëtim në dekadën e tij të shtatë.

Por, rekordi i fundit mund të jetë jetëshkurtër, pasi një 81-vjeçar nga Nepali, i cili ka mbajtur rekordin e mëparshëm, planifikon të ngjitet malit Everest në ditët e ardhshme.
XS
SM
MD
LG