Ndërlidhjet

Ford ndalon prodhimin në Australi më 2016


Ilustrim
Ilustrim
Gjigandi amerikan i makinave do të mbyllë të gjitha fabrikat prodhuese në Australi deri në tetor të vitit 2016, pas më shumë se 85 vjetësh punë.

Rreth 1,200 punëtorë pritet të humbin punën në shtetin Viktoria.

Ford ka bërë të ditur se operacionet e tij në Australi kanë humbur 600 milionë dollarë australianë në pesë vjetët e fundit.

Forcimi i dollarit australian ka bërë që prodhimi të jetë më i shtrenjtë, ndërkohë që shitjet kanë qenë më të shtrënguara.

“Shpenzimet tona janë dyfishi i Evropës dhe gati katërfishi i Fordit në Azi”, ka thënë shefi ekzekutiv i Fordit në Australi, Bob Graziano.
XS
SM
MD
LG