Ndërlidhjet

Izrael: Kerry takon Netanyahun, kërkon bisedime paqësore


Benjamin Netanyahu e tregon dhuratën që ia solli John Kerry (majtas)
Benjamin Netanyahu e tregon dhuratën që ia solli John Kerry (majtas)
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka arritur në Jerusalem, për të bërë presion për vazhdimin e bisedimeve për paqe ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.

Kerry sot takoi kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe e lavdëroi “seriozitetin” e tij në synimin për avancimin e procesit të paqes.

Zyrtari i lartë amerikan tha se shpreson se përpjekjet “e kujdesshme dhe të durueshme” do të ndihmojnë në arritjen e paqes në rajon, megjithë atë që ai e përshkruajti si “skepticizëm në disa kuarte” dhe “vite të hidhura të zhgënjimit”.

John Kerry nuk ka shpallur ndonjë strategji për sjelljen e të dy palëve në tryezën e bisedimeve.

Planifikohet edhe takimi i zotit Kerry me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, në Rramallah, më vonë gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG