Ndërlidhjet

Cameron: Britania e vendosur kundër terrorizmit


David Cameron
David Cameron
Kryeministri britanik, David Cameron, tha se vendi i tij do të mbetet i “vendosur” në qëndrimin kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, pas një vrasjeje tmerruese të një ushtari britanik në Londër.

Ushtarit, emri i të cilit nuk është publikuar, është vrarë nga dy vetë me thika, të cilët brohorisnin slogane islamike.

Vrasja ndodhi dje afër kazermave ushtarake në Londër.

Zoti Cameron e ka dënuar këtë vrasje brutale si “një sulm kundër mënyrës së jetës britanike” dhe “tradhëti e islamit”.

Ai theksoi se përgjegjësia u takon vetëm “individëve të sëmurë”, të cilët e ndërmorën sulmin.

Raportet e mediave thonë se një ose të dy personat e dyshuar, janë shtetas britanikë me prejardhje nga Nigeria.

Të dy ata u qëlluan dhe u arrestuan nga policia.
XS
SM
MD
LG