Ndërlidhjet

AI: Kritikohen abuzimet në gjithë botën


Në raportin më të ri, grupi global për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i ka dokumentuar abuzimet në 159 vende dhe territore, për të cilat thotë se ishin “shkaktuar nga ata në pushtet kundër atyre që qëndrojnë në rrugën e tyre të interesave personale”.

Këto gjetje janë publikuar sot në raportin vjetor “Gjendja e të Drejatave të Njeriut në Botë” për vitin 2012.

Në këtë raport përshkruhen raste të panumërta të torturës, të kushteve të këqia në burgje, persekutim të aktivistëve për të drtejta, dhe shkelje e lirisë së shprehjes.

Raporti, poashtu, e thekson guximin e aktivistëve për të drejta, të cilët kanë imponuar ndryshime dhe i kanë kritikuar qeveritë për përdorimin e konceptit të sovranitetit për t’i arsyetuar abuzimet e të drejtave.

Amnesty International tha se “dëshiron ta siguroj çdokend se ka mjete për qasje dhe këmbime të informacioneve për t’i kundërshtuar autoritetet dhe sovranitetin, kur ato keqpërdoren”.
XS
SM
MD
LG