Ndërlidhjet

Koshtunica: Qeveria haptazi e dorëzoi Kosovën


Vojisllav Koshtunica (majtas) dhe Tomisllav Nikolliq
Vojisllav Koshtunica (majtas) dhe Tomisllav Nikolliq
Kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka vlerësuar sot se me pajtueshmërinë e mbrëmshme në Bruksel, për planin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim, qeveria “haptazi dhe pakushte e ka dorëzuar” Kosovën.

“Në këto momente Serbia kalon nëpër nënçmimin më të madh kombëtar, pasi qeveria nën presionet dhe kushtëzimet nga Bashkimi Evropian, merret vesh me separatistët shqiptarë, se si tu dorëzohet Kosova”, tha lideri opozitar serb dhe shtoi se “çdo gjë që pushteti po bënë me dorëzimin e Kosovës është kundër kushtetutës, kundër shtetit dhe direkt i vë në pikëpyetje interesat substanciale shtetërore dhe kombëtare, krenarinë e popullit dhe ardhmërinë e Serbisë”.

Zoti Koshtunica theksoi se veprimi i qeverisë në dëm të Serbisë, është “padyshim në interes të forcave të jashtme, të së ashtuquajturës bashkësi evroatlantike”.
XS
SM
MD
LG