Ndërlidhjet

Rusi: Refuzohet lirimi i anëtares së “Pussy Riot”


Maria Alyokina

Maria Alyokina

Një gjykatë në Rusi e ka refuzuar kërkesën për lirim të hershëm të anëtarës së burgosur të grupit muzikor “Pussy Riot”, Maria Alyokina.

Në senacën e sotme të dëgjimit në qytetin Berezniki, Alyokina nuk ishte e pranishme, por u përfaqësua nga një avokat sipas detyrës zyrtare.

Alyokina kishte kërkuar që të merrte pjesë në gjykatë, dhe tha se ajo po e fillonte një grevë urie dhe nuk ka pranuar që avokatët e saj të marrin pjesë në proces.

Maria Alyokina dhe anëtarja tjetër e grupit muzikor “Pussy Riot”, Nadezhda Tolokonnikova, janë në vuajtje të dënimit me dy vjet burg, për shkak se janë shpallur fajtore për huliganizëm.

Pjesëtaret e këtij grupi ishin arrestuar për shkak të protestës kundër presidentit Vlladimir Putin në Katedralën Ortodokse në Moskë, në Shkurt të vitit 2010.
XS
SM
MD
LG