Ndërlidhjet

Iran: Rafsanjani e kritikoi udhëheqjen


Ish presidenti i Iranit Akbar Hashemi Rafsanjani

Ish presidenti i Iranit Akbar Hashemi Rafsanjani

Ish presidenti i Iranit, Akbar Hashemi Rafsanjani, e ka kritikuar ashpër udhëheqjen e këtij vendi.

Këto komente të Rafsanjanit, në një faqe në Internet të opozitës, u bënë dy ditë pasi autoritetet në Iran nuk e lejuan që të garoj në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Rafsanjani e ka akuzuar udhëheqjen e Republikës Islamike të Iranit për jokompetencë dhe injorancë.

“Nuk mendoj se vendi ka mundur të udhëhiqet më keq se tash”, tha Rafsanjani.

Të martën, një organ i përbërë nga klerikët dhe juristët, e diskualifikoi Rafsanjanin, 78 vjeçar, nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 Qershorit.

Rafsanjani konsiderohet politikan i moderuar dhe ishte mbështetur nga grupet reformiste.
XS
SM
MD
LG