Ndërlidhjet

Ukrainë: Gjykata nuk lejon mbajtjen e marshit homoseksual


Pamje nga qendra e Kievit

Pamje nga qendra e Kievit

Një gjykatë në Kiev të Ukrainës e ka ndaluar një marshim të homoseksualëve, që planifikohej të mbahej të Shtunën.

Gjykata e mbështeti kërkesën e autoriteteve të kryeqytetit, sipas të cilave, kjo paradë do t’i shkatërronte manifestimet në kuadër të Ditës së Kievit, që mbahen po të njejtën ditë.

Gjykata tha se tubimi rrezikon që të përhapë dhunë.

Vitin e kaluar, organizuesit e anuluan marshimin e homoseksualëve, praktikisht në çastet e fundit, pasi grupet djathtiste ishin tubuar për të protestuar.

Megjithqë në Ukrainë homoseksualizmi është dekriminalizuar në fillim të viteve të 90-ta, armiqësitë kundër gejëve dhe lezbieve mbeten të fuqishme, sikur edhe në vendet e tjera të ish Bashkimit Sovjetik.

Kisha Ortodokse, poashtu, ka marrë qëndrim të fuqishëm kundër homoseksualëve.
XS
SM
MD
LG