Ndërlidhjet

Kosovë: Arinjtë lirohen nga kafazi


Dy arinjë në Kosovë janë liruar nga një kafaz me sipërfaqe 20 metra katrorë, ku e kanë kaluar pothuajse gjithë jetën e tyre, dhe janë dërguar në një strehimore speciale.

Ata ishin mbajtur në kafazin metalik, për t’i zbavitur mysafirët në një restorant në fshatin Mramor, raporton AP.

Të dy arinjtë janë marrë nga një grup humanitar ndërkombëtar për mbrojtjen e shtazëve dhe janë vendosur në “shtëpinë e tyre të re” jashtë Prishtinës.

Në Kosovë nuk lejohet mbajtja e shtazëve të egra nga pronarët privatë, por kjo masë, në të shumtën e rasteve, nuk është respaktuar.

Gjatë ditës së djeshme, kur u bë transporti i arinjëve, policia i qetësonte pronarët e zemëruar të restorantit.

Ministria e ambientit e Kosovës në kumtesën e saj tha se arinjtë ishin të lumtur në vendndodhjen e tyre të re.

Ministria, poashtu, ka njoftuar se deri në fund të këtij viti, planifikon edhe shpëtimin e 15 arinjëve të tjerë që mbahen ilegalisht në restorante, kopshte zoologjike private dhe vendet të tjera.
XS
SM
MD
LG