Ndërlidhjet

BE: Bosnja nën presion që të reformohet


Pamje nga Sarajeva
Pamje nga Sarajeva
Bosnjë Hercegovina mbetet prapa në realizimin e përkushtimeve të veta për të drejta të njeriut dhe sundim të ligjit, duke i zvogëluar gjasët e veta për antarësimin në Bashkimin Evropian, kanë thënë zyrtarë të BE-së dhe ligjvënës evropioanë.

Gjatë debatit të sotëm në Parlamentin Evropian, deputetët u pajtuan se Bosnjë Hercegovina nuk ka lëvizur sa duhet në luftimin e korrupsionit, në implementimin e ligjit evropian për të drejta, e as në kryerjen e reformave kushtetuese.

“Bosnjë Hercegovina, për fat të keq, ende mbetet larg vendeve të tjera në rajon”, tha evrodeputetja gjermane, Doris Pack, nga grupi i qendrës së djathtë EPP, e cila është njëra nga legjislatorët më të njohur në çështjen e zgjerimit.

Komisionari për zgjerim, Stefan Fyle, tha se “u takon liderëve politikë të vendit, që të ballafaqohen me sfidat me angazhim të sinqertë”. Sipas tij, procesi i integrimit të Bosnjës në BE mund të “ngrihet”.

Në mënyrë specifike, nga Bosnjë Hercegovina kërkohet ndryshimi i kushtetutës së saj, që më mirë të mbrohen pakicat, ta implementoj vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtjat e Njeriut për të drejtat e barabarta të shtetasve në zgjedhje dhe për ta reformuar administratën publike.
XS
SM
MD
LG