Ndërlidhjet

SHBA: Për një javë – 23 mijë më pak të papunë


Pamje nga Uashingtoni

Pamje nga Uashingtoni

Numri i amerikanëve që kërkojnë ndihmat për të papunët, gjatë javës së kaluar, ka rënë më tepër se pritej, duke treguar një ripëtritje në tregun e punës, përkundër masave shtrënguese nga Uashingtoni.

Kërkesat për ndihmë në bazë të papunësisë, kanë rënë për 23 mijë, që do të thotë se këtë ndihmë e kanë kërkuar 340 mijë njerëz, ka njoftuar Departmaneti i punës i Shteteve të Bashkuara.

Një javë më herët këtë ndihmë e kishin kërkuar 363 mijë njerëz.

Rënia e numrit të papunëve që kërkojnë ndihma, është në përputhje me rritjen stabile të numrit të vendeve të punës gjatë gjashtë muajve të fundit.
XS
SM
MD
LG