Ndërlidhjet

Rusi: Stacioni në Arktik – evakuohet


Shkencëtarët rusë në Arktik në vitin 2012
Shkencëtarët rusë në Arktik në vitin 2012
Ekupiazhi i stacionit kërkimor rus në Arktik po evakuohet, pasi fusha e akulltë, ku është i vendolsur stacioni, ka filluar të dezintegrohet.

Ministria e Ekologjisë e Rusisë ka njoftuar sot se “dezintegrimi i akullit e ka rrezikuar punën e mëtejshme të stacionit dhe të stafit të tij”.

Poashtu, është thënë se kjo mund të shkaktoj ndotje të ambientit në zonën ekonomike të Kanadasë, kah po lëvizë fusha e akulltë.

Aktualisht në këtë stacion janë të vendosur 16 vetë.

Agjencia për mot e Kombeve të Bashkuara ka thënë këtë muaj se akulli i Detit të Arktikut është shkrirë me ritëm rekord në vitin 2012, që ishte shumë i nxehtë.
XS
SM
MD
LG