Ndërlidhjet

Londër: U identifikua viktima e sulmit tmerrues


Ushtari britanik Lee Rigby që u vra në Londër

Ushtari britanik Lee Rigby që u vra në Londër

Autoritetet britanike e kanë identifikuar viktimën e sulmit tmerrues në Londër.

Personi i vrarë është ushtari 25 vjeçar, Lee Rigby, për të cilin thuhet se ka shërbyer në Afganistan.

Rigby është prerë për vdekje, nga dy vetë që i tundnin hanxharët e mishit dhe thikat dhe brohorisnin slogane islamike.

Vrasja ndodhi gjatë ditës afër një kazerme ushtarake në Londër.

Policia po e trajton vrasjen si sulm i mundshëm terrorist.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, tha se përgjegjësinë për sulm e bartin vetëm “individët e sëmurë”, të cilët e kryen vrasjen.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se dy të dyshuarit ishin nën hetime, si pjesë e hetimeve të mëparshme nga shërbimet e sigurisë.

Raportet në media thonë se njëri ose me gjasë të dy personat janë shtetas britanikë me prejardhje nga Nigeria.

Të dy ata janë qëlluar dhe arrestuar nga policia.

Sot, lidhur me këtë vrasje, policia i ka bastisur disa shtëpi.
XS
SM
MD
LG