Ndërlidhjet

Londër: Për vrasjen e ushtarit – edhe dy arrestime


Ushtari i vrarë britanik Lee Rigby

Ushtari i vrarë britanik Lee Rigby

Policia britanike i ka arrestuar edhe dy vetë të dyshuar lidhur me vrasjen e ushtarit britanik në një rrugë në Londër.

Policia tha sot se e ka arrestuar një mashkull dhe një femër, të dy të moshës 29 vjeçare, të dyshuar për konspiracion për vrasje.

Ushtari britanik, Lee Rigby, 25 vjeçar, dje është prerë për vdekje, nga dy vetë që i tundnin hanxharët e mishit dhe thikat dhe brohorisnin slogane islamike.

Vrasja ndodhi gjatë ditës afër një kazerme ushtarake në Londër.

Policia po e trajton vrasjen si sulm i mundshëm terrorist.

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, tha se përgjegjësinë për sulm e bartin vetëm “individët e sëmurë”, të cilët e kryen vrasjen.

Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se dy të dyshuarit ishin nën hetime, si pjesë e hetimeve të mëparshme nga shërbimet e sigurisë.

Raportet në media thonë se njëri ose me gjasë të dy personat janë shtetas britanikë me prejardhje nga Nigeria.

Të dy ata janë qëlluar dhe arrestuar nga policia.
XS
SM
MD
LG