Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Qeveria shprehet e shqetësuar për aktakuzat e fundit


Pamje nga një mbledhje e Qeverisë së Kosovës

Pamje nga një mbledhje e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës shprehet e brengosur për zhvillimet e fundit, lidhur me aktakuzat për krime të luftës ndaj ish komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së, thuhet në një njoftim për media të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria beson në luftën e drejtë të UÇK-së dhe të luftëtarëve e komandantëve të saj, luftë kjo, që bëri që Kosova ta fitoj lirinë, pavarësinë, shtetin demokratik dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare, me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n.

Mëtutje, në njoftim theksohet se Qeveria e Kosovës ndërton dhe e mbështet sundimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e pavarur dhe të paanshëm të gjyqësorit në tërësi dhe të EULEX-it, dhe pret që edhe ky proces të zhvillohet mbi këto parime, që mbrohen nga ne dhe bota demokratike.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson në drejtësi dhe në pafajësinë e komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së, thuhet në fund të kumtesës.
XS
SM
MD
LG