Ndërlidhjet

Opozita siriane vazhdon bisedimet në Turqi


Takim i Koalicionit Kombëtar Sirian ne Stamboll, 23 maj, 2013
Takim i Koalicionit Kombëtar Sirian ne Stamboll, 23 maj, 2013
Opozita siriane në ekzil vazhdon të premten bisedimet në Turqi.

Koalicioni Kombëtar Sirian po debaton nëse do të marrë pjesë ose jo në bisedimet më pjesëtarët e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po shtyjnë propozimin për t’i dhënë fund konfliktit dyvjeçar brenda Sirisë, që ka lënë të vdekur rreth 80 mijë persona.

Uashingtoni dhe Moska po shpresojnë që të zhvillojnë një konferencë të paqes në Gjenevë në një të ardhme të afërt.

Të enjten, një zëdhënës i Koalicionit Kombëtar Sirian tha se ka një konsensus për të marë pjesë në një takim të tillë, vetëm nëse së pari Asadi sinjalizon se do ta lë pushtetin.
XS
SM
MD
LG