Ndërlidhjet

Vriten më shume se 20 persona në Niger


Grup militant ne Niger, foto nga arkivi
Grup militant ne Niger, foto nga arkivi
Më shumë se 20 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra janë plagosur në sulmet e militantëve islamikë në Niger.

Përgjegjësinë për sulmet në shtetin perëndimor të Afrikës e ka marrë njëri prej grupeve islamiste militante që mori kontrollin mbi Malin verior në vitin e kaluar, para se të dëbohet nga trupat franceze dhe afrikane.

Së paku 20 ushtarë u vranë kur një makinë bombë shpërtheu në një kamp të ushtrisë në qytetin verior Agadez.

Një person u vra në një sulm tjetër i cili goditi një minierë uraniumi në qytetin verior të Arlit, ku operon një kompani franceze, Areva.

Lëvizja për Njëshmërinë dhe Xhihadin në Afrikën Perëndimore (MUJAO) tha se sulmet ishin hakmarrje për ofensivën e Francës kundër islamikëve fqinjë në Mali dhe për përfshirjen e Nigerit në këtë operacion.
XS
SM
MD
LG