Ndërlidhjet

Kanë vazhduar trazirat në Stokholm


Stokholm, 21 maj, 2013

Stokholm, 21 maj, 2013

Në disa lagje periferike të Stokholmit për të pestën natë me radhë ka pasur trazira.

Raportet thonë se protestuesit dogjën nëntë makina dhe një shkollë, në të cilën zjarri u lokalizua shpejt.

Një zjarr është raportuar edhe në një stacion policie.

Policia raportoi për të paktën tetë persona të arrestuar. Nuk ka pasur raportime për të lënduar.

Trazirat që filluan në periferi të Husbyt janë përhapur në të gjithë Stokholmin.

Dhuna u nxit nga të shtënat fatale të policisë ndaj një personi të moshuar, i cili ishte mbyllur në një apartament dhe manipulonte me një thikë.

Sociologët gjithashtu fajësojnë papunësinë e lartë dhe izolimin në mesin e komunitetit të të rinjve emigrantë.

Disa ekspertë gjithashtu fajësojnë problemet aktuale në rritjen e hendekut midis të pasurve dhe të varfërve në vendin nordik, ku një qeveri e qendrës së djathtë ka bërë hapa prapa për përfitimet sociale, që nga marrja e pushtetit në vitin 2006.
XS
SM
MD
LG