Ndërlidhjet

Qeveria e Assadit merr pjesë në konferencën e paqes?


Siri...
Siri...
Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se qeveria e presidentit sirian Bashar al-Asad ka rënë dakord në parim për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare të paqes në Gjenevë, konferencë kjo e propozuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Aleksandër Lukasheviq tha se është e pamundur që të caktohet data e konferencës tani, pasi “nuk ka qartësi rreth asaj se kush do të flasë në emër të opozitës dhe çfarë kompetenca do të kenë ata.”

Ndërkohë, Koalicioni Kombëtar Sirian i opozitës po vazhdon bisedimet në Stamboll për të vendosur nëse do të marrë pjesë në bisedimet e Gjenevës.
XS
SM
MD
LG