Ndërlidhjet

logo-print

Turqia miraton masa të rrepta kundër alkoolit


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Parlamenti i Turqisë ka miratuar legjislacionin, që ndalon reklamat e alkoolit dhe forcon kufizimet e shitjes së tij.

Masa e miratuar të premten ndalon shitjen e pijeve alkoolike në mes të orës 22 dhe 06 të mëngjesit.

Masa gjithashtu ndalon shitjen e alkoolit në afërsi të xhamive dhe shkollave.

Ligji parasheh dënime të rrepta për ngarje në gjendje të dehur.

Mbështetësit e masës – ata të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim(AKP) që është në pushtet dhe ka rrënjët e saj në Islam - thonë se ligji është duke kërkuar që të mbrojë shoqërinë, dhe të rinjtë në veçanti, nga efektet e dëmshme të alkoolit.

Turqia është një vend laik, dhe kundërshtarët e akuzojnë AKP–në se gradualisht po imponon një agjendë islamike.

Legjislacioni duhet të marrë miratimin presidencial.
XS
SM
MD
LG