Ndërlidhjet

VKontakte vihet “gabimisht” në listën e zezë


Logo e VKontakte

Logo e VKontakte

Autoritetet në Rusi kanë thënë se rrjeti më i popullarizuar shoqëror i vendit, VKontakte, është vënë gabimisht në listën e zezë të uebfaqeve të ndaluara, porse gabimi tani është përmirësuar.

Në shumë pjesë të Rusisë, përfshirë qytetin Shën Petersburg, gabimi ka bllokuar qasjen në këtë faqe të internetit.

VKontakte ka 200 milionë përdorues të regjistruar. Vitin e kaluar, ajo është përdorur në masë të madhe nga kundërshtarët e presidentit Vladimir Putin.

Zëdhënësi i rregullatorit shtetëror Roskomnadzor ka thënë se incidenti i së premtes ka qenë “gabim njerëzor”.

Nëntorin e kaluar, në Rusi ka hyrë në fuqi një ligj, i cili vë në listë të zezë uebfaqet, të cilat konsiderohen të dëmshme për fëmijët.

Ligji i mundëson qeverisë të mbyllë uebfaqet pa gjyq.

Kritikët e shohin atë si një tjetër përpjekje të Putinit për të ushtruar kontroll mbi popullsinë dhe për të shtypur opozitën.
XS
SM
MD
LG