Ndërlidhjet

Nikolliq falënderon Putinin për Kosovën


Tomisllav Nikolliq dhe Vladimir Putin

Tomisllav Nikolliq dhe Vladimir Putin

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka thënë se vendi i tij është “mirënjohës” për mbështetjen e Rusisë në çështjen e Kosovës.

Rusia, aleate tradicionale e Serbisë, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe e konsideron atë si të paligjshme.

Nikolliq i ka bërë komentet në Soçi, në takim me presidentin rus, Vladimir Putin.

Dy udhëheqësit kanë nënshkruar një marrëveshje për partneritet strategjik, e cila bën thirrje për forcimin e lidhjeve në një varg fushash, përfshirë biznesin, tregtinë dhe insrastrukturën.

Ajo po ashtu mbështet bashkëpunimin politik, sidomos për "çështjen e Kosovës".
XS
SM
MD
LG