Ndërlidhjet

Kerry dyshon në zgjedhjet e Iranit


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Shtetet e Bashkuara kanë hedhur dyshime mbi besueshmërinë e zgjedhjeve presidenciale në Iran, pas diskualifikimit të disa kandidatëve.

Këshilli i Gardës ka ndaluar të martën shumicën e kandidatëve potencialë që të garojnë në zgjedhjet e 14 qershorit, përfshirë këtu edhe ish-presidentin Akbar Hashemi Rafsanjani, i cili shihet si politikan i moderuar.

Këshilli ka miratuar vetëm tetë nga afro 700 kandidatë - shumica nga të cilët janë mbështetës të liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se “diskualifikimet janë bazuar vetëm në atë se kush përfaqëson interesat e regjimit”.
XS
SM
MD
LG