Ndërlidhjet

Shpërthim i fuqishëm në Kabul


Afganistan
Afganistan
Së paku një shpërthim i fuqishëm ka goditur sot qendrën e Kabulit. Ai raportohet të ketë pasur në shënjestër një ndërtesë të sigurisë.

“Kemi të bëjmë me një sulm të bashkërenduar mirë”, i ka thënë BBC-së shefi i policisë në Kabul, Ayub Salangi.

Është ende e paqartë nëse ka viktima.

Raportet thonë se tymi ka përfshirë qendrën e qytetit dhe se shpërthimi është dëgjuar disa kilometra larg.

Pjesë të Kabulit janë rrethuar nga forcat e rendit.
XS
SM
MD
LG