Ndërlidhjet

Arrestohet Liridon Kelmendi, djali i Naser Kelmendit


Naser Kelmendi

Naser Kelmendi

Djali i Naser Kelmendit, Liridon Kelmendi, është arrestuar nga Policia e Malit të Zi, në pikën kufitre Kulla.

Arrestimi është bërë me urdhër të policisë në Kotor, për veprën penale shpërdorim i detyrës zyrtare.

Naser Kelmendi, i dyshuar për krim të organizuar dhe vepra të tjera penale në rajon, është arrestuar më 5 maj në Kosovë, në bazë të një urdhër-arresti të Interpolit.

Ditë më parë, djali tjetër i Naser Kelmendit, Elvis Kelmendi, është shpallur fajtor për tentim-vrasje dhe është dënuar me katër vjet burgim nga një trup gjykues në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
XS
SM
MD
LG