Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria franceze ndërhyn në Niger


Ilustrim

Ilustrim

Forcat speciale të Francës kanë ndërhyrë për të zmbrapsur militantët islamikë, të cilët kanë sulmuar një bazë ajrore dhe një minierë uraniumi në Niger.

Ministri francez i Mbrojtjes, Jean-Ives Le Drian, ka thënë se forcat e Francës kanë intervenruar me kërkesë të presidentit Mahamadou Issoufou.

Nga sulmet e së enjtës në shtetin e Afrikës Perëndimore kanë humbur jetën më shumë se 20 persona.

Përgjegjësinë për to e ka marrë një grup xhihadist, duke thënë se sulmet kanë qenë hakmarrje për operacionin ushtarak, të udhëhequr nga Franca, kundër ekstremistëve islamikë në Mali.
XS
SM
MD
LG