Ndërlidhjet

Demolohet Shtëpia e Alfabetit në Manastir


Pamje nga Shkupi
Pamje nga Shkupi
Është demoluar sot Shtëpia e Alfabetit në Manastir, ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, duke theksuar se është vënë në kërkim të autorëve të këtij akti.

“Autorë të panjohur kanë thyer dyer, dritare dhe vitrinat, ku gjendej dokumentacioni i Muzeut të Alfabetit dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Hetimi është kryer nga ekipi i sektorit të brendshëm në Manastir dhe po merren masa për gjetjen e autorëve”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Drejtori i Muzeut, Gazmend Hoxhaj, ka thënë se ky akt vandal paraqet mesazh shumë të keq pikërisht në ditën e 24 majit - festës së arsimit sllav.

“Kemi pasur problem edhe tre-katër herë të tjera, është shkruar në fasadën e objektit. Kjo lëshon një mesazh shumë të keq madje edhe në festën e sotme, e cila është 24 maji - Dita e arsimit sllav”, ka thënë Hoxhaj, duke bërë të ditur se është formuar komisioni, i cili do të bëjë vlerësimin e dëmit të shkaktuar.

Hoxhaj, pasi është takuar dhe me sekretarin e Ministrisë së Kulturës, Muzafer Bislimi, ka premtuar se Muzeu i Alfabetit, në një afat shumë të shkurtër, do të kthehet në gjendjen e mëparshme.
XS
SM
MD
LG