Ndërlidhjet

Sulmohet kompleksi i OKB-së në Kabul


Forcat afgane dhe ndërkombëtare në përgjigje të sulmit - Kabul, 24 maj 2013.

Forcat afgane dhe ndërkombëtare në përgjigje të sulmit - Kabul, 24 maj 2013.

Talibanë të armatosur kanë sulmuar një kompleks të Kombeve të Bashkuara në qendër të Kabulit.

Shefi i policisë në këtë qytet, Ayoub Salangi, ka thënë se së paku katër kryengritës kanë hyrë në Zyrën për Migrim të OKB-së.

Ai ka thënë se forcat e sigurisë kanë vrarë së paku dy sulmues dhe se janë duke luftuar ndaj rezistencës së talibanëve të mbetur.

Një zëdhënës i talibanëve ka pranuar se grupi militant është përgjegjës për sulmin.

Së paku një punonjëse e huaj raportohet të jetë plagosur.

Incidenti ndodh tetë ditë pasi një sulmues vetëvrasës në Kabul ka vrarë 15 persona, përfshirë gjashtë amerikanë.
XS
SM
MD
LG