Ndërlidhjet

logo-print

Pakistani vazhdon të kundërshtojë sulmet amerikane


Pakistan

Pakistan

Qeveria e Pakistanit ka përsëritur qëndrimin se sulmet e telekomanduara të Shteteve të Bashkuara në territorin e saj mbeten të paligjshme.

Komentet vijnë pas fjalimit të presidentit amerikan, Barack Obama, gjatë të cilit ka zbuluar rregulla të reja për përdorimin e tyre.

Islamabadi ka thënë se mirëpret disa aspekte të fjalimit të Obamës, sidomos pranimin se “vetëm forca nuk mund të na bëjë të sigurt”, por ka theksuar se mbetet i palëkundur në qëndimin se “sulmet e telekomanduara janë kundër-produktive dhe shkaktojnë humbje të jetëve të pafajshme”.

Ministria e Jashtme pakistaneze ka thënë se së paku 330 sulme të telekomanduara janë kryer në Pakistan qysh në vitin 2004, duke shkaktuar së paku 2,200 vdekje.

Sulmet kanë në shënjestër militantët e Al Kaidës dhe ata talibanë.
XS
SM
MD
LG