Ndërlidhjet

logo-print

Dy të arrestuar për “fluturimin e rrezikuar” në Britani


Ilustrim

Ilustrim

Policia britanike ka arrestuar dy persona në bordin e një aeroplani pakistanez të pasagjerëve, i cili ka ateruar detyrimisht në një aeroport të Londrës, nën përcjelljen e avionëve luftarakë.

Policia ka bastistur aeroplanin pas aterimit në aeroportin Stansted dhe ka arrestuar dy persona nën dyshimet se kanë rrezikuar fluturimin.

Aeroplani ka pasur më shumë se 300 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në bord dhe fluturonte nga Lahorja e Pakistanit për në Mançester.

Ushtria britanike ka dërguar avionët luftarakë për përcjellje pasi ka mësuar për "rrezikun", por nuk është bërë e ditur se për çfarë saktësisht është bërë fjalë.
XS
SM
MD
LG