Ndërlidhjet

Historia e dy lesbikeve - favorite në Kanë


Kanë
Kanë
Një histori intime e dashurisë në mes të dy vajzave të reja ka marrë një furi vlerësimesh në Festivalin e Filmit në Kanë.

Nën regjinë e regjisorit francez Abdellatif Kechiche, filmi “Blue is the Warmest Color” ka tronditur disa kritikë me skenat e seksit.

BBC citon ata të kenë thënë se filmi “përmban skenat më shpërthyese të seksit lesbik, të cilat mbahen në mend”.

Filmi është favorit për të fituar Palmën e Artë të dielën.

Por, njohës të kësaj fushe kanë spekuluar se ai do të duhet të “redaktohet” për të siguruar shpërndarjen në kinema.
XS
SM
MD
LG