Ndërlidhjet

Incident "kriminal" në qiellin e Britanisë


Ilustrim
Ilustrim
Policia britanike është duke trajtuar incidentin në një aeroplan pakistanez si kriminal dhe jo terrorist.

Aeroplani i pasagjerëve është përcjellë nga avionë luftarakë në një aeroport pranë Londrës, pas një incidenti të paspecifikuar.

Pas aterimit të detyrueshëm në Stansted, policia ka arrestuar dy persona në bord, nën dyshimet së kanë rrezikuar fluturimin.

Autoritetet e rendit kanë thënë se dy burrat, të moshës 30 dhe 41 vjeç, janë duke u marrë në pyetje.

Aeroplani me më shumë se 300 pasagjerë dhe anëtarë ekuipazhi në bord po fluturonte nga Lahorja e Pakistanit për në Mançester të Anglisë.

Disa raporte citojnë pasagjerët të kenë thënë se incidenti duket se ka buruar nga një diskutim midis ca pasagjerëve dhe ekuipazhit.

Incidenti i së premtes ka ndodhur vetëm dy ditë pasi një ushtar britanik është vrarë brutalisht në një rrugë të Londrës, në një sulm të dyshuar terrorist.
XS
SM
MD
LG