Ndërlidhjet

Shpërthen autobusi, vriten 16 fëmijë


Foto ilustruese nga Pakistani

Foto ilustruese nga Pakistani

Zyrtarët pakistanezë thanë se nga një shpërthim i një cilindri të gazit në një autobus shkollor, kanë vdekur të paktën 16 fëmijë dhe një mësues. Incidenti ka ndodhur në lindje të Pakistanit.

Policia tha se të paktën shtatë fëmijë u plagosën të shtunën kur shpërtheu cilindri i gazit në periferi të qytetit Gujrat, rreth 200 kilometra në juglindje të kryeqytetit, Islamabad.

Incidenti ndodhi pasi autobusi ishte duke marrë fëmijët dhe mësuesit për t’i dërguar në shkollë.

Për shpërthimet e mëparshme të automjeteve janë fajësuar cilindrat që përmbajnë gaz natyror, por që nuk i përmbushin standardet.

Karburanti përdoret në miliona automjete në Pakistan, si një alternativë më e lirë e naftës dhe benzinës.
XS
SM
MD
LG