Ndërlidhjet

Opozita siriane vazhdon bisedimet


Pjesëtarë Koalicionit Kombëtar Sirian, Stamboll, maj, 2013
Pjesëtarë Koalicionit Kombëtar Sirian, Stamboll, maj, 2013
Opozita siriane në mërgim vazhdon ditën e fundit të bisedimeve në Turqi.

Koalicioni Kombëtar Sirian është duke debatuar në Stamboll nëse do të marrë pjesë në bisedime me pjesëtarët e regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë duke shtyrë propozimin për t'i dhënë fund konfliktit më se dyvjeçar brenda Sirisë, që ka lënë rreth 80 mijë të vdekur.

Uashingtoni dhe Moska shpresojnë të mbajnë një konferencë të paqes në muajin qershor në Gjenevë.

Të premten, Rusia tha se qeveria siriane ka rënë dakord në parim për të marrë pjesë.

Delegatët në Stamboll thonë se ata ka të ngjarë të marrin pjesë.

Zyrtarët amerikanë dhe rusë tonë se sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të takohen privatisht në Paris të hënën për të diskutuar përpjekjet për të sjellë në një tavolinë palët ndërluftuese në Siri.
XS
SM
MD
LG