Ndërlidhjet

Betejë e gjatë e talebanëve në Kabul


Kabul, 24 maj, 2013

Kabul, 24 maj, 2013

Militantët talebanë, që sulmuan kompleksin e një grupi ndërkombëtar humanitar në Kabul të premten, kanë shkaktuar një betejë të gjatë disa orëshe me policinë në qendër të kryeqytetit afgan.

Dy roje janë vrarë në sulm dhe trembëdhjetë policë janë plagosur.

Katër punëtorë të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) janë plagosur duke përfshirë edhe një grua italiane që është djegur keq nga një granatë.

Të gjithë gjashtë sulmuesit janë vrarë në këtë sulm.

Talibanët morën përgjegjësinë për sulmin në një shtëpi, që përdorej nga IOM-i.

Koalicioni ndërkombëtar dënoi sulmin dhe lavdëroi punën e forcave afgane, duke thënë se personeli ndërkombëtar ka siguruar vetëm mbështetje mjekësore.

Sulmi erdhi tetë ditë pas shpërthimit vetëvrasës në Kabul ku u vranë 15 njerëz, përfshirë gjashtë amerikanë.

Kryengritësit kanë nisur një valë sulmesh me bomba dhe vrasje në të gjithë vendin si pjesë e ofensivës pranverore.
XS
SM
MD
LG