Ndërlidhjet

Lirohet nga paraburgimi presidenti i Federatës Boshnjake


Zivko Budimir
Zivko Budimir
Presidenti i Federatës Myslimano-Kroate të Bosnjes është liruar nga burgu, pas arrestimit të tij në muajin e shkuar nën akuzat për korrupsion.

Gjykata Kushtetuese vendosi të premten se Zhivko Budimir dhe katër të pandehur të tjerë duhet të lirohen menjëherë.

Budimir u arrestua së bashku me 19 zyrtarë të tjerë në fund të muajit prill në një nga nismat e profilit më të lartë kundër korrupsionit në Bosnje, që nga pavarësia e saj, dy dekada më parë.

Një gjykatë kishte urdhëruar që Budimir dhe katër ndihmësit e tij të mbahen në paraburgim për shkak se disa prej tyre mbanin pasaporta kroate duke ngritur rrezikun që ata mund të provonin të largoheshin.

Budimir u largua nga burgu në qytetin jugor të Mostarit të premten vonë dhe u mirëprit nga dhjetëra mbështetës dhe të afërm.

Ai është akuzuar se ka marrë mito në shkëmbim të amnistisë për një numër të të dënuarve.
XS
SM
MD
LG