Ndërlidhjet

Hezbollahu: Evropa po bën gabim të madh


Militante te Hezbollahut...

Militante te Hezbollahut...

Zëvendës shefi i Hezbollahut tha se Bashkimi Evropian do të bënte “gabim të madh” po që se e emërton si terrorist grupin militant shiit libanez.

Sheiku Naim Kassem i tha televizionit Al-Mayadeen se kërcënime të tilla “nuk e bëjnë merak” grupin.

Franca këtë javë iu bashkua një shtytjeje të BE-së që ta deklarojë grupin si organizatë terroriste mes shqetësimit në lidhje se Hezbaollahu po mbështet ushtrinë e Sirisë.

Lëvizja e Francës mund të jetë thelbësore, pasi që Gjermania iu bashkua një përpjekjeje britanike për ta quajtur Hezbollahun organizatë terroriste.

SHBA ka bërë presion në Evropë që ta shtojë Hezbollahun në listën e organizatave terroriste, gjë që do të pengonte operacionet e grupit në Evropë.
XS
SM
MD
LG