Ndërlidhjet

Legarde shpallet dëshmitare në një rast gjyqësor


Shefja e FMN-së, Christine Lagarde

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde

Shefja e FMN-së, Christine Lagarde është shpallur dëshmitare kryesore në një rast gjyqësor të përfitimit të paligjshëm.

Vendimi i Gjykatës u mor të premten, dy ditë pasi u mor në pyetje në lidhje me rastin.

Statusi i “dëshmitarit ndihmës”, do të thotë se Lagard më vonë mund të akuzohet për këtë rast.

Seancat u përqendruan në rolin që Lagarde ka pasur në pagesën e rreth 400 milionë eurosh për biznesmenin kundërthënës Bernard Tapie, në kohën sa ajo ishte ministre e Financave e Francës.
XS
SM
MD
LG