Ndërlidhjet

Jahjaga thërret për tolerancë në Lutjet e Mëngjesit


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në ceremoninë e parë të Lutjeve të Mëngjesit, që u mbajt në kaudër të Javës së Tolerancës dhe Ripajtimit, ka theksuar se sa më të avancuara që të jenë të drejtat e komunitetetve, aq më i fuqishëm do të jetë shteti.

“Kjo lutje është një mundësi që së bashku, me të gjitha dallimet që secili prej nesh ka në vete, të ndalemi dhe të mendojmë për veprimet tona të deritanishme dhe ndikimin e tyre në jetën e përditshme të qytetarëve tanë dhe familjeve të tyre”, u shpreh para shumë personaliteteve të larat vendore e ndërkombëtare, presidentja Jahjaga.

“Republika e Kosovës, shteti me i ri ne Evropë, synon të jep shembullin më të mirë se si ndërtohen marrëdhëniet e mira ndëretnike e ndërfetare, duke u karakterizuar me tolerancë, mirëkuptim e bashkëjetesë. Ky është identiteti. Ky është vullneti ynë i përbashkët i shprehur lirshëm për ndërtimin e shoqërisë demokratike të njerëzve të lirë dhe të barabartë, të ndërtimit të shtetit të së drejtës”, u shpreh ajo.

Jahjaga u shpreh se qytetarët e Kosovës me përkatësi të ndryshme nacionale, fetare, kulturore e gjuhësore, përbëjnë një mozaik të mrekullueshëm dhe “dëshmojnë se pavarësisht se sa të ndryshëm mund të jemi, secili në përpjekje për të ruajtur, kultivuar dhe avancuar identitetin e vetë, në të gjithë jemi shumë unik në dashurinë që kemi për vendin tone”.
XS
SM
MD
LG