Ndërlidhjet

Vuçiq: Ekzistojnë shqetësime për planin e zbatimit


Aleksandër Vuçiq

Aleksandër Vuçiq

Nënkryetari i parë i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se ekzistojnë shqetësime në lidhje me planin e zbatimit të marrëveshjes mes Beogradit e Prishtinës, transmetojnë mediat serbe.

Ai ka thënë se për këtë arsye nuk beson se sot do të mbahet mbledhja e qeverisë me rastin e pajtimit që e kanë arritur kryeministrat Daçiq dhe Thaçi.

Vuçiq paralajmëroi se sot do të bisedojë me zyrtarë të caktuar ndërkombëtarë për ndryshimin e planit të zbatimit të marrëveshjes së arritur në Bruksel.

“Nuk besoj se sot do të mbahet mbledhja e qeverisë për arsye të shqetësimeve, që ekzistojnë rreth zbatimit të marrëveshjes, andaj sot do të bisedoj me përfaqësues të caktuar të bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë që të fitoj edhe disa garanci për serbët në Kosovë, ka thënë Vuçiq.

Ai ka theksuar se ekzistojnë edhe ndryshime të planit për zbatimin e marrëveshjes në Bruksel, që nuk kanë të bëjnë me institucionet paralele në Kosovë.

“Ndryshimet kanë të bëjnë me mosekzistimin e obligimeve për ndryshimin e ligjeve kosovare, detajet teknike për Asociacionin e komunave serbe dhe pjesës statusore që do të garantonte ekzistimin e dokumenteve serbe”, tha Vuçiq.

Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë në këtë javë kanë arritur në Bruksel pajtueshmëri për planin e zbatimit të Marrëveshjes për Normalizim Raportesh të 19 prillit.
XS
SM
MD
LG